Kandidatët për kryeministër janë në mesin e dhjetë personave më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ka shkuar në 92.58 përqindja e vendvotimeve të procesuara nga numërimi i votave për kandidatët nëpër qendrat komunale të numërimit.
Nga ky numërim Lëvizja Vetëvendosje ka 40.97 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka 22.47 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.14 për qind të votave dhe koalicioni AAK-Nisma 7.44 për qind.
Në top-dhjetëshe janë shtatë nga koalicioni i Vetëvendosjes me partinë Guxo, ndërkaq dy të tjerë janë të PDK-së e një i LDK-së.
Në krye të listës janë Albin Kurti e Glauk Konjufca, pasuar nga Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.
Në pozitën e pestë është Faton Peci dhe pas tij është Hekuran Murati.
Albulena Haxhiu gjendet në këtë listë bashkë me Xhelal Sveçlën.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar në Kosovë.
Kjo është lista:
Albin Kurti (VV) – 266,798 vota
Glauk Konjufca (VV) – 204,599 vota
Bedri Hamza (PDK) – 153,789 vota
Lumir Abdixhiku (LDK) – 112,474 vota
Faton Peci (VV) – 99,380 vota
Hekuran Murati (VV) – 97,193 vota
Albulena Haxhiu (VV) – 92,029 vota
Xhelal Sveçla (VV) – 87,975 vota
Memli Krasniqi (PDK) – 87,288 vota
Donika Gërvalla-Schwarz (VV) – 81,862 vota