Kalo te përmbajtja
Të fundit

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, dha detaje shtesë për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga të shtënat që ndodhën sot në Podujevë.

Ai tha se gjendja e të gjithëve është stabile, por e rëndë.

Reklamë

“Në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë me lëndime të rënda me armë zjarri. Disa prej tyre i kanë përfunduar ekzaminimet e nevojshme që janë emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por është e rëndë. Njëri prej tyre u dërgua në sallën operative kurse tre të tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente”, tha ai para gazetarëve.

Syla shtoi se mosha e të katërve është mesatare.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë | ATV