Një grua në Mitrovicë dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u dërgua në mbajtje, kurse viktima pranoi ndihmë mjekësore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj dhe rasti është nën hetime.