Çoroditja seksuale

Jo! Jo bre. Me Armendin s’kemi çka merremi, u qartësua kjo punë! Jam kah flas për deklaratën tjetër të javës së kaluar.

Mandej kjo u bë temë në Kuvend, kurse sot rrjetet sociale janë kah gufojnë. Hajde pra të shohim çka është llafi, kush për cka po flet dhe a ka tendencë për çoroditje seksuale të fëmijëve!

Hajde më së pari të kalojmë nëpr do fakte!

E para – dokumenti për të cilin deputeti Rrahmani në studio dhe në foltore të Kuvendit është Doracak për mësimdhënës EDUKIMI SEKSUAL DHE SHËNDETI RIPRODHUES edhe janë gjithsej tri doracakë për klasët 1-5, 6-9 dhe 10-12.

Këta tre doracakë kanë autorë, emrat e të cilëve janë publikë, po ashtu e kanë një mbikëqyrës shkencor ndërkombëtar, emri i të cilit është publik bashkë me universitetin në Estoni ku ai ligjëron. E dhënë publike është edhe kush e kë bërë lekturën e dokumenteve. Në kushte normale kjo nuk kish qenë temë, por meqë disa fjali ishin palidhje e pa kuptim dhe meqë është një nga lektorimet më idiotike që kam pa, hajt thash le t rrin si fjali qitu!

Për më tepër për këta doracake dihet se janë financuar nga OKB-ja gjegjësisht Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara.

E dyta – doracakët bazohen në një dokument të vitit 2016 që titullohet Korniza Kurrikulare e Arsimit Para universitar e Republikës së Kosovës dhe një dokument tjetër të po këtij viti që titullohet Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor.

E di, krejt jeni kah guteni me hy n google me shiku kush ka qenë Ministër i Arsimit më 2016, që po ju kursej Arsim Bajrami ka qenë!

Tash mundeni sërish ta përdorni telefonin për të shiku budallë n’tiktok, e jo për të marrë ndonjë informatë ose diçka që nuk keni ditur më herët, ose mund të vazhdoni ta shikoni edhe pak minuta këtë video!

E treta – edukata seksuale, sado që është e nevojshme NUK MËSOHET NË SHKOLLA! Edukimi seksual në shkolla është përcaktuar që të realizohet përmes fushave kurrikulare: Shkencat e natyrës, kryesisht biologjia, Shoqëria dhe mjedisi, dhe Edukata fizike, sportet dhe shëndeti, respektivisht përmes programeve mësimore të lëndëve të këtyre fushave. NUK KA LËNDË TË VECANTË PËR EDUKIM SEKSUAL!

Materialet për të cilat është kah bëhet zhurmë, janë doracakë për mësimdhënës, por nuk janë pjesë e librave shkollorë dhe nuk janë material obligativ për nxënës!

Të sqarojmë edhe diçka – deputeti Eman Rrahmani ka qenë shumë fer në emision edhe për këtë punë – ai flet se si udhëzohen mësimdhënësit, pra nuk ka rrejtë dhe nuk ka dezinformu në emision.

Ku ka nisë dezinformimi dhe rrena është sot në rrjete sociale, kur ka filluar që materiali I doracakut për mësues të prezantohet si pjesë e librave për nxënës!

Mirë fort! Meqë e qartësuam këtë punë, e ka qenë e domosdoshme të qartësohet, hajde tash të flasim për përmbajtjen që po cilësohet problematike në doracakun për mësimdhënës!

Mësuesit udhëzohen që psh nxënësve të klasës së dytë, kur mësojnë për pjesët e trupit, të mësohen edhe për pjesët e trupit që i kanë djemtë e nuk i kanë vajzat dhe anasjelltas.

Psh për nxënës të klasës së 4-t preferohet ushtrimi i titulluar “shoqëruesi i të verbrit” kur ndër të tjera thuhet se “Shoqëruesi i të verbërit mund të bëjë me të verbërin çfarë të dojë për rreth 5 minuta dhe pastaj ata i shkëmbejnë rolet”.

Dorën në zemër, askund nuk po thotë që shoqëruesi mund t’ia futë duart, ose ta prekë “të verbrin” në pjesë të ndryshme të trupit, qysh po komentohet në rrjete sociale nga ata që s dinë me lexu.

Ama, e thash, përkthimi dhe lektorimi janë bërllog, janë për faqe të zezë, ama edhe përmbajtja, s po m duket hiç për lëvdata.

OK! Ku nisin gjynahet e Vetëvendosjes dhe Arbërie Nagavcit, për të cilët janë kah flasin krejt?

Paj, nisin në atë që është temë në krejt dynjanë, që së paku 5 vjet – dallimin ndërmjet seksit dhe gjinisë!

Edhe në këta doracakë tentohet të shitet forja se seksi dhe gjinia nuk janë e njëjta gjë! Seksi është karakteristikë anatomike – pra lind djalë ose vajzë. Ama gjinia, eh këtu manej s’ka lidhje çka je lindur, ka lidhje si ndjehesh!

Citohen Calverti, Foucaultja dhe Grotevanti dhe bëhet një mish-mash, përkthimet prapë janë bërllog dhe bëhet një mish-mash që përmbledhet me fjalinë “Dallimi i seksit dhe gjinisë, si dy kuptime të ndryshme të termit janë pranuar në një farë mase në shkencat sociale, psikologjike dhe mjekësore”.

Tentimet që gjinia të mos caktohet në lindje, por njeriu ta zgjedhë gjininë qysh ti teket më vonë, ka kohë që në Kosovë kanë filluar dhe kemi folë edhe më herët edhe për projektligjin për gjendje civile.

Por, nëse ka një të mirë nga krejt kjo hallakamë ajo është se ka gjasa që prindërit lexojnë nga pak se çka mësojnë fëmijët e tyre në shkolla.

Nëse don me qenë babë ose nanë e mirë, ose prind 2 e prind 1 I mirë, leji budallët në tiktok, këqyr ka pak, çka ka në libra, çka ka në shkolla, çka ka online, çka ka offline.

Nëse ti e humb ditën me budallë, s del as fëmija tamam!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA