Bruksel, nuk ka pajtim për propozimet lidhur me rregulloren e BQK-së

PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

Pa pajtim ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me rregulloren e BQK-së për operacionet me para të gatshme, përfundoi vazhdimi i diskutimeve të nisura javën e kaluar, në Bruksel.

Një takim i ri për ndikimet nga zbatimi i kësaj rregulloreje, në raport me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, planifikohet javën e ardhshme / më 4 Prill.

Pa dhënë detaje, pas takimit trepalësh që zgjati rreth triorë e gjysmë, dhe atij veçmas me ndërmjetësin evropian, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u tha gazetarëve se pozicionet e palëve mbesin të largëta.

U pa se ka një dallim të madh mes dy propozimeve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo joMendoj që pala jonë ka nxjerrë një propozim shumë konstruktiv, që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së dhe korniza legjislative e vendit tonë.”, tha Bislimi.

Teksa vlerësoi se zgjidhja është e mundshme, Bislimi theksoi se për të duhet vullnet politik.

Ne jemi në kërkim të një zgjidhje praktike që nuk ka asgjë simbolike, por e ka qytetarin në fokus kryesor. Por unë kisha dashur të mos dëmtohen negociatat duke nxjerrë detaje nga propozimet e të dyja palëve”, shtoi tutje Bislimi.

Në anën tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkovic, tha se propozimi i Kosovës nuk çon drejt zgjidhjes.

Ai theksoi se vazhdimi i funksionimit të Bankës Postare të Serbisë në Kosovë, është thelbi i propozimit të tyre.

Pas dakordimit në takimin paraprak të kryenegociatorëve, të premten, Kosova dhe Serbia i paraqitën BE-së propozim zgjidhjet e tyre lidhur me ndikimet e zbatimit të rregullores së BQK-së në raport me dinarin serb./atvlive.tv/

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA