Një fitore serioze ligjore për yllin e boksit Devin Haney, një gjykatës në Los Angeles vendosi në favor të tij këtë javë dhe kjo përballje mes prindërish, u bë lajm i madh.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, ish e fejuara e Haney-t, Leena Sayed, kishte paraqitur një kërkesë që t’i lejohej të postonte foto dhe video të fëmijës së tyre 1 vjeçar në rrjete sociale pa pëlqimin e tij. Por në favor për kampionin, gjykatësi e refuzoi plotësisht kërkesën.
Gjykatësi u pajtua me qëndrimin e Haney-t se marrëveshja ekzistuese për prindërimin duhet të mbetet në fuqi dhe hodhi poshtë idenë se një fëmijë kaq i vogël do të përfitonte nga ekspozimi online. Në vendim thuhej “Nuk ka asnjë argument pse një fëmijë 1 vjeçar do të përfitonte nga ekspozimi në publik dhe të bëhej subjekt i vëmendjes në rrjete sociale.” një fjali që tashmë po shpërndahet masivisht në internet.
Ky vendim do të thotë se asnjëri nga prindërit nuk mund të postojë foto ose video të fëmijës pa miratimin e qartë të prindit tjetër, një kufizim që mund të ketë ndikim të madh për një çift të famshëm që më parë ka qenë shumë aktiv në platformat sociale.
Kjo vjen pasi marrëdhënia mes Haney-t dhe Sayed përfundoi, por të dy vazhduan të mbeteshin në qendër të vëmendjes për shkak të famës së boksierit brenda dhe jashtë ringut. Me këtë vendim, Haney ka shënuar një fitore të madhe në gjykatë dhe fansat tashmë po debatojnë kudo për temën privatësi kundër kulturës së rrjeteve sociale.






