Bie dukshëm numri i kosovarëve që kërkojnë azil në Zvicër, Maliqi: Një ndryshim pozitiv në stabilitetin e rajonit

Në të dhënat e fundit nga Departamenti për emigracion në Bern të Zvicrës, rezulton se nga kosovarët ka rënë dukshëm numri i azil kërkuesve.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23, korrespondenti i ATV-së në Bern, Nefail Maliqi, tha se autoritetet zviceranë, rënien e dukshme kërkesës së kosovarëve për azil në Zvicër, e kanë vlerësuar pozitive, duke thënë se rajoni i Ballkanit ka shënuar progres dhe stabilitet.

“Se cilat janë arsyet e kësaj mungese e kosovarëve, zyrtarët e departamentit për emigracion në Bern për televizionin tonë ATV, kanë shpjeguar se vitet e fundit përkundër faktit se Kosova konsiderohet për Zvicrën si një vend i sigurt, megjithatë ka pasur për çdo vit qindra kërkesa për azil, por muajve të fundit, ky interesim i kosovarëve ka rënë dukshëm, gjë që kjo e mirë sipas tyre, sepse vërehet ndryshimi pozitiv në rajon, progresi dhe stabiliteti në rajon”, tregoi Maliqi.

Ai tha se emigrantët që vijnë më së shumti në Zvicër dhe janë kryesisht, përveç nga Ukraina, janë edhe ata nga Turqia, Afganistani si dhe vendet e tjera afrikane, por mungojnë shqiptarët.

“Tani më së shumti vijnë nga Afganistani, pastaj vjen Turqia, Siria, më pastaj vijnë nga vendet e tjera afrikane, nga Sudani, Algjeria, nga të gjitha vendet e krizave. Këtë vit janë bërë 1651 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin e kaluar, ky numër është rritur dukshëm për rreth 400 persona më shumë”, tregoi Maliqi. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA