16.7 C
Pristina
E mërkurë, 1 Maj, 2024

​Basketboll/ Kombëtarja A e femrave bëhet me trajner të ri

Viktor Kovac është emëruar kryetrajner i Kombëtares A të Kosovës për femra. Vendimi është marr nga Bordi i Federatës së Basketbollit ditën e enjte.

Viktor Kovac është trajner nga Kroacia dhe me përvojë të madhe në kampionatin kroat, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kroacisë (F), kurse së fundi ai e ka udhëhequr KBF Bashkimin në stolisjen me titullin e kampionit për edicionin 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, si dhe triumfin në Kupë dhe Superkupë në dy edicionet e fundit.

“Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 31 të rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të emërojë trajnerin Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBK-së, përcjellë KosovaPress.

Viktor Kovac do të udhëheq Përfaqësuesen A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të organizohet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor 2024.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA