“Asnjë cent më shumë” liston pasojat që priten nga vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës

Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të mbajë mbledhje, ku pritet të marrë vendimin për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë, grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë rritje si një goditje të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset.

“Inflacioni nuk është vetëm një term teknik, por një realitet që prek drejtpërdrejt familjet, bizneset dhe mirëqenien e përgjithshme në Kosovë,” thuhet në reagimin e grupit.

Ata kanë listuar disa pasoja të rënda që, sipas tyre, do të vijnë si rezultat i këtij vendimi:

Rritje e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazike;
Bizneset e vogla rrezikojnë falimentimin për shkak të kostove të shtuara;
Qytetarët detyrohen të kufizojnë nevojat elementare për të paguar faturat e energjisë;
Rënia e fuqisë blerëse, rritja e varfërisë dhe thellimi i pabarazisë sociale;
Presioni për emigrim ekonomik, veçanërisht tek të rinjtë.
Vendimi i ZRRE-së pritet të ngjallë reagime të shumta, ndërsa qytetarët dhe bizneset tashmë po përballen me çmime të larta të energjisë elektrike.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA