Arsim Kabashi tregon planin e madh: Ballkani do të bëhet me kamp stërvitor me standarde të klubeve evropiane

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, ka zbuluar se Ballkani së shpejti do të bëhet me një kamp stërvitor, i cili do të jetë me standarde të klubeve evropiane.

Këtë vit synojmë me e nisë një qendër stërvitore, dy fusha dhe kompleksin sportiv taman qysh i ka hije, sikur në Evropë qysh janë me një qendër stërvitore se jo me thanë qysh i kanë klubet e mëdha me 7-8 fusha, por besoj se mjafton me dy fusha. E kemi një plan shumë konkret, po besoj se shumë shpejt do ta realizojmë”, tha Kabashi.

Ai tregoi se në këtë kamp stërvitor do të shpenzohen 3 deri 4 milionë euro.

“Aty kanë me qenë dy fusha, njëra me bari natyral dhe njëra me bari artificial. Një fushë e vogël për përgatitjet atletike, ka me qenë një mini hotel për lojtarë edhe ato qendrat, sallat operative, të fitnesit, por besoj që me 3 deri 4 milionë do të bëhet një punë shumë e madhe, shumë e mirë edhe kemi synim që sa më shpejt të fillojmë”, tha Kabashi.

Ky projekt, thotë ai është shpalosur vite më parë, por ka mbetur pa u realizuar për shkak se krizës që shkaktoi pandemia te të gjitha bizneset në vend.

“Para disa viteve unë e kam shpalosur një projekt, i cili ka qenë faza pas pandemisë, por ka dalë një problem me tokën e cila u pat nda prej komunës edhe tani pandemia i ndryshoi paksa gjërat sepse normal dihen krizat që kanë qenë dhe u vështirësua puna, edhe te na por edhe të të gjitha bizneset në Kosovë, edhe ndryshoi plani. Kemi pasë për synim me e nisë qysh moti një qendër stërvitore”, tregoi Kabashi. /atvlive.tv

Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA