Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arrestohet një person në Viti, policia i gjen AK-47, pistoletë dhe municion në shtëpi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arrestohet një person në Viti, policia i gjen AK-47, pistoletë dhe municion në shtëpi

Një person është arrestuar në fshatin Verban të Vitisë, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia ka gjetur një armë automatike AK-47, një pistoletë dhe municion.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të zhvilluar të enjten janë konfiskuar edhe katër karikatorë, 93 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gëzhojë dhe një bajonetë.

Reklamë

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Arrestohet një person në Viti, policia i gjen AK-47, pistoletë dhe municion në shtëpi | ATV