Arkeologët zbuluan një skelet femër ‘vampir’ të shekullit të 17-të në Poloni

Mbetjet skeletore të asaj që mund të ketë qenë një “vampir” femër u gjetën në një varrezë polake të shekullit të 17-të.

Skeleti u gjet me një drapër në qafë, praktikë kjo për të parandaluar që gruaja të ngrihej nga të vdekurit.

Gërmimin arkeologjik që çoi në zbulimin e këtij skeleti e drejtoi profesor Dariusz Polinski nga Universiteti Nicolaus Copernicus.

“Drapani nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në atë mënyrë që nëse e ndjera do të ishte përpjekur të ngrihej, me shumë mundësi koka do të i ishte prerë”, tha Poliński për Daily Mail, përcjell atvlive.tv.

Eshtrat, të zbuluara në fshatin Pien në Poloni, duket se janë të një gruaje të re të varrosur në shekullin e 17-të.

Gjurmët e një kapele mëndafshi në kokën e saj sugjeronin se ajo ishte nga një status më i lartë shoqëror.

“Një zbulim i tillë, veçanërisht këtu në Poloni, është befasues, veçanërisht tani – shekuj më vonë”, tha Polinski për CBS.

Një dry në formë trekëndëshi ishte vendosur rreth gishtit të madh të këmbës së saj të majtë, një tregues që njerëzit që varrosën gruan ishin të shqetësuar se ajo mund të ngrihej nga varri, ndoshta sepse mendonin se ishte një vampir.

Praktika e varrimeve të “vampirëve” përfshiu Evropën e krishterë që nga shekulli i 14-të deri në shekullin e 17-të. /atvlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA