Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arjol Bllaca shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arjol Bllaca shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Arjol Bllaca po kalon momente të shkëlqyera me fanellën e SC Gjilanit. Talenti gjilanas është shpërblyer me çmimin “Ylli i Javës”, pasi u vlerësua futbollisti më i dalluar i xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Bllaca ishte protagonisti kryesor në fitoren spektakolare të Gjilanit ndaj FC Malishevës, me rezultat 3:2, ku la gjurmë të veçantë në suksesin e skuadrës së tij.

Reklamë

Sulmuesi zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim, kontribut që rezultoi vendimtar në triumfin e kuqebardhëve.

Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të kampionatit, Albi Mall, ndërsa përzgjedhja bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Me këtë vlerësim, Arjol Bllaca kurorëzon një paraqitje të jashtëzakonshme, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv të SC Gjilanit.

Reklamë