Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbajtur konferencën e tij të zakonshme për shtyp përpara ndeshjes së kthimit të Champions League kundër Manchester City.
Trajneri italian nuk i beson skuadrës së Guardiolës derisa konfirmoi rikthimet e Rüdiger dhe Alaba në skuadër derisa foli edhe për polemikat e fundit të arbitrave në La Liga, përcjellë KosovaPress.
“Ndeshje argëtuese, e ndërlikuar, e vështirë. Po mundohemi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë lojtarët. Ideja është të planifikohet e njëjta ndeshje, duke marrë parasysh të gjithë vështirësinë e kësaj lloj ndeshjeje”, tha fillimisht Ancelotti.
Ai më pas ka kontestuar edhe ndërhyrjet e VAR-it.
“Kam dyshime sepse mendoj se VAR-i i ka hequr shumë përgjegjësi gjyqtarit. Është një sistem paksa i rrezikshëm. VAR-i është futur për të parandaluar gabimet flagrante dhe të dukshme. Është e vështirë për t’u kuptuar. Arbitrat mund të bëjnë gabime, padyshim, por fakti që vendimi merret nga VAR është diçka që unë nuk e kuptoj”, ka thënë italiani.