Ambasadori francez në seli të LDK-së, Abdixhiku ia përmend “Qeverinë e Unitetit” si zgjidhje për krizën politike në vend

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve politike në vend, krizës institucionale dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj situate.

Abdixhiku në takim ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit si rrugë për dalje nga kriza institucionale.

“Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së, shkruan Express.

Abdixhiku tutje ka thënë se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme.

“Dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore”, ka thënë Abdixhiku.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA