Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Në këtë intervistë ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht edhe skuadrën e Ballkanit duke potencuar se ndeshjet me Kampionin e Kosovës janë emocionuse.
‘Nuk e di a ishte gjë e keqe apo e mirë që e shtynë ndeshjen, por për futbollin kosovar, duhet ta pranojmë dhe duhet ta ndihmojmë edhe Ballkanin. Ata kishin ndeshje në play-off dhe mendoj se nëse Drita do të ishte në pozitën e njëjtë, të gjitha ekipet e tjera do të ndihmonin, dhe kjo mendoj se duhet të jetë energjia ndërmjet ekipeve. Sigurisht, Ballkani është ekip shumë i mirë, ata po luajnë futboll shumë sulmues dhe kanë trajner shumë të mirë. Ata investuan shumë para vitin e kaluar, duke blerë lojtarë, dhe sigurisht se në një ligë si Kosova, kjo të jep përparësi. Por në anën tjetër, mendoj se ne te Drita kemi bërë një ekip të mirë të lojtarëve, disa prej tyre janë të rinj, disa janë me përvojë. Kemi ndryshuar shumë lojtarë sezonin e kaluar, por mendoj se jemi të detyruar dhe të obliguar ta bëjmë këtë. Ashtu siç është kalendari tani. Ndoshta brenda një jave do të detyrohemi të luajmë me Ballkanin dy herë brenda dy javësh. Por më besoni, më pëlqejnë këto ndeshje. Janë shumë më emocionuese dhe është më e rëndësishme të përgatisni ekipin tuaj për kundërshtarë shumë të mirë. Motivimi është më i lartë për mua, lojtarët, tifozët dhe të gjithë të tjerët, dhe do të doja të kisha më shumë ndeshje ndaj skuadrave si Ballkani.’ tha Vavalis
Për më shumë ndiqeni emisionin ‘EKIPI A’ më poshtë.