14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Akis Vavalis kritikon ashpër disa emisione sportive në Kosovë, ja pse

Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

Pyetja: Më duhet të ju pyes edhe për emisionet sportive. A keni ndonjë mundësi t’i shikoni? Sepse shumë flitet për Dritën por më duhet ta them se edhe ju kanë kritikuar kogja shumë. A jeni të interesuar të dini se çfarë po thonë emisionet tjera sportive për ekipin tuaj, dhe ju veçanërisht?

Përgjigjja: Unë kam pranuar pyetje edhe nga gazetarët lokalë në konferencat për shtyp lidhur me kritika ndaj meje, kjo nuk është diçka që më preokupon. Kur isha më i ri, më interesonte çdo gjë, për komentet në Facebook, pse komentonin ashtu. Në nivel shumë më të madh me tifozët e çmendur kur isha në Greqi. Por tani, nuk i kushtoj aspak vëmendje dhe nuk më intereson. Është shumë i rëndësishëm fakti se nuk e kuptoj as gjuhën. Për këtë mund të gjej një zgjidhje, por mendoj se disa emisione sportive nuk i ndihmojnë futbollit kosovar. Kur isha në Bullgari, disa herë isha ftuar nëpër studio dhe atje më pëlqente të shkoja sepse flisnim për futboll. Nuk flisnim duke kritikuar njerëz dhe duke kritikuar në mënyrë të gabuar. Mendoj se kritikat ndihmojnë, kur ato janë pozitive. Ndonjëherë më pëlqen ta mësoj gjuhën, për të marrë disa ide. Por informacioni i vetëm që kam është se në shumë këto emisione televizive, ata flasin gjëra në përgjithësi pa analizuar formacione, taktike apo gjëra të tjera që shkojnë gabim. Sepse njerëzit që shikojnë këto emisione, ata duhet të mësojnë futboll nga ekspertët. Dhe nëse flisni në përgjithësi për futbollin dhe thoni “ky po luan mirë, ky trajner është i mirë, ky trajner është i keq”, mendoj se kjo nuk u ndihmon as atyre për ta ngritur nivelin e tyre. Edhe unë, do të mund të merrja ndihmë, nëse do të shikoja një emision dhe do të merrja ca ide për të cilat unë dhe stafi im do të mendonim. Por mendoj se futbolli kosovar në përgjithësi, mund të përmirësohet vetëm nëse keni emisione që analizojnë, ashtu siç emisioni juaj, ku flitet për futbollin, për formacionet, për aspektet dhe çështjet taktike, dhe kjo mund ta ngre futbollin. Unë nuk i shikoj, por nuk ndikohem nga kritikët. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme. Andaj le të vazhdojmë të përmirësojmë ca gjëra, sepse njerëzit, tifozët, duhet të mësojnë futboll nga ekspertët dhe nuk duan vetëm të dëgjojnë çfarë është e mirë dhe cili ishte rezultati. Ne vetëm e dimë rezultatin, andaj ku është esenca?

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA