13.1 C
Pristina
E premte, 26 Prill, 2024

AGK: Organet e rendit të mundësojnë raportim të sigurtë të ekipeve mediale në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje sot organeve të rendit, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale që gjenden në veri.

AGK ftoi gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po përcjell me shqetësim situatën e rënduar të sigurisë në 4 komunat në veri, prej nga dhjetëra gazetarë, kameramanë, foto-reporterë dhe punëtorë të tjerë medial po raportojnë. AGK-ja, u bën thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Në këtë mes, portali Koha raporton se një veturë e ekipit është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar.”, u bë e ditur në komunikatë.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës.

Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës./KosovaPress

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA