Adem Demaçi përjetësohet në bronz në qendër të Podujevës

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes, simboli i rezistencës kombëtarë Adem Demaçi u përjetësua në bronz në vendlindjen e tij, ne Podujevë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë bashkëpunëtor i Demaçit para më shumë se dy dekadave dhe veten e cilësoi edhe sot ndjekës i politikave të tij.

“Na nevojitet një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës, ngase u deshtë një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë, kërkohet një vetëdije e paskaje për ta mbajtur një vetëdije të paepur. Për ne si ndjekës të përpjekjeve të tij do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitetin e kësaj përmase por na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë dhe në gurë sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë. Mbi vargun dhe kullën, ne urojmë që monumenti ynë kushtuar heroit tonë të mendimit të lirisë të jetë edhe kullë edhe gjuhë”, tha Kurti.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi theksoi se janë me fat që familja e Demaçit kanë prejardhje nga Podujeva.

“Këtij luftëtari që punojë deri në frymën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tij, që sakrifikojë jetën e tij në shërbim të kauzës jetësore për liri, drejtësi dhe bashkim. Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se i takon Podujevës dhe Llapit”, tha Bulliqi.

Në këtë inaugurim familjarët e Demaçit shprehen shqetësime për neglizhencën e treguar nga institucionet për rregullimin e sheshit të Adem Demaçit në kryeqytet.

“Së pari urime qytetit të Podujevës për nderin që ia bëni Adem Demaçit, po ashtu duke nderuar edhe veten dhe qytetin…përpos që po ngritët sot shtatorja këtu, ne presim që planet e bëra në Prishtinë, për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në Prishtinë të cilat janë qe katër vjet, është mirë që të riaktiluzohen dhe atje ku është vendi, sheshi i Adem Demaçit të rregullohet puna“, tha Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit.

Projekti i shtatores së Adem Demacit ka qenë i buxhetuar nga Komuna e Podujevës në vlerë 60 mijë Euro.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA