​Abdixhiku: Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në 35 vjetorin e themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës.

“Ky projekt kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës.

LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër”, ka shkruar ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA