Lëndimet te Juventusi i hapin rrugë Zhegrovës për një vend në formacionin titullar

Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të fituar më shumë hapësira në skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti.
Në prag të ndeshjes ndaj Lecces në Serie A, Juventusi ka mbetur pa disa alternativa në repartin ofensiv. Pas Francisco Conceicaos, edhe Nico Gonzalez është lënduar dhe pritet të mungojë rreth një muaj, duke i krijuar mundësi futbollistit kosovar për të kërkuar një vend në formacionin startues.
Reklamë
Sipas parashikimeve të “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova është në garë me boshnjakun Kerim Alajbegovic për një vend në formacion, megjithëse ky i fundit shihet si favorit i lehtë.
Deri më tani, reprezentuesi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë minutat e dëshiruara, ndërsa ndeshjet e Serie A mbeten mundësia kryesore për ta bindur Spallettin, pasi nuk është i regjistruar për garat e UEFA-s.
Shanset e Zhegrovës do të varen edhe nga skema taktike që do të zgjedhë trajneri italian. Një formacion me dy sulmues mund t’ia vështirësojë rrugën drejt titullarizimit, ndërsa skema 3-4-2-1 mund t’i krijojë më shumë hapësirë në repartin ofensiv.
Tashmë, mbetet të shihet nëse Zhegrova do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të fituar më shumë besimin e trajnerit dhe për të rritur rolin e tij te “Zonja e Vjetër”.








