Goditje për Real Madridin para “El Clasicos”, Courtois mungon ndaj Barcelonës

Real Madridi ka marrë një lajm të keq në prag të “El Clasicos” ndaj Barcelonës, pasi portieri Thibaut Courtois do të mungojë në këtë përballje për shkak të gripit.
Portieri belg pritej të ishte titullar në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës, por sëmundja e ka detyruar të mbetet jashtë planeve të madrilenëve.
Reklamë
Për ta zëvendësuar atë, Real Madridi ka ftuar portierin ukrainas Ilya Voloshyn, ndërsa Andriy Lunin pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Mungesa e Courtois është një goditje për skuadrën madrilene, pasi belgu është një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe një figurë e rëndësishme në repartin defensiv.
Deri më tani, klubi nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore apo kohëzgjatjen e mungesës.
Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielën, nga ora 21:00, në “Camp Nou”, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë fitoren në garën për kreun e La Ligës.








