I pari i Prishtinës Përparim Rama, ishte i ftuar në “LIBERO”, ku rrëfeu për jetën e tij personale, jashtë asaj politike.
Rama ndau fotografinë e martesës si kujtimin më të bukur të tij, e ku zbuloi se kishte bërë tri dasma me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezaj.
“… Nëna e fëmijëve të mi, Kristalja… Kemi bo tri dasma një shqiptarqe këtu në Kosovë, një shqiptarqe në Detroit dhe një në Hawaii vetëm unë dhe Kristalja. Ajo e para ka qenë në Hawaii vetëm për ne të dy si kemi pasur dëshirë vetë, e këto dy tjerat janë bërë për familje …”, shprehet Rama.
Ndryshe, Kristale Ivezaj- Rama është themeluese e “ The Balkan Artist”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështetë artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Vlen të theksohet se Kristalja e ka përkrahur vazhdimisht kryetarin Përparim Rama, teksa ka zgjedhur që nga Londra të kthehet për të jetuar në Prishtinë.
Kujtojmë se çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama: