Përparim Rama flet për lejimin e shamisë në shkolla – secili të jetë i lirë, por të mos i imponohet feja

Arkitekti i njohur shqiptar Përparim Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Prishtinës, ishte i ftuar të hënën në një intervistë ekskluziv në “LIBERO”.

Përparim Ramën krahas arkitekturës përflitet mjaft shumë edhe për punën e tij, i cili tash e 1 vit e gjysmë po e drejton Kryeqytetin, por synimet e tij për ndryshimin e Prishtinës nuk po ndalen.

Ndër të tjerash, ai ka foli edhe për lejimin e shamisë në shkolla ku ishte i pyetur se ai ishte “Për apo kundër lejimit të shamisë në shkolla”.

Për lirinë, për me vendosë secili person për veten ajo se çka e ndien me qenë konfort nëse dikush ndihet më konfort me vendos shaminë atëherë duhet me iu lejuar shamia… Mirëpo, mendoj që duhet të filloj nga mosha 18 vjeçare ku munden me marrë mendime të vetat pra, nuk duhet me iu imponuar as feja apo diçka tjetër të rinjve pra, mosha 18 vjeçare ose 16 e tutje me pas mundësi për lejimin e shamisë… Duhet me qenë të rinjtë të lirë pa imponim”, thotë Rama.

Ndryshe, konsiderohet se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat në shkolla fillore e të mesme do të lehtësonte e legjitimonte akoma më shumë diskriminimin dhe shtypjen ndaj vajzave, pa e pasur asnjë barrierë e pengesë për një gjë të tillë.

Kujtojmë se në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se bartja e mbulesës apo shamisë është obligim, përkatësisht detyrim fetar, për gjininë femërore dhe se kjo obligohet nga mosha madhore apo ndryshe, mosha e pubertetit. Kjo moshë thuhet të jetë nga mosha 14- 15 apo 16 vjeç.

Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA