Gjeçovi kujtohet në 150-vjetorin e vrasjes, vlerësohet kontributi i tij në arkeologji e ruajtjen e traditës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, seksioni i gjuhësisë dhe i letërsisë të hënën kanë mbajtur konferencën shkencore ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit”, raporton EO.

Akademiku Sabri Hamiti, me këtë rast tha se të dy Akademitë janë bërë bashkë që të kujtojnë jetën dhe veprën e Gjeçovit në 150-vjetorin e vrasjes.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hamiti përmendi të gjitha veprat e Gjeçovit, duke shtuar se ai u çmua për zbulimet arkeologjike, por edhe mbetet në mendjet e të gjithëve për Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“Ai është çmuar për zbulimet arkeologjike në tokë shqiptare që ruhen në Shkodër. Pati marrëdhënie me shumë studiues të asaj kohe. Ai punoi si famullitar në Kosovë. Gjeçovi e pagoi me jetë veprimtarinë deri sa kthehej nga Prizreni në Has në vitin 1929”.

“Sot në 150-vjetorin e vdekjes së tij, e kujtojmë me dhimbje. Konica që e kishte bashkëpunëtor shkroi shumë për të. Si të përmendet emri i tij nga shkon mendja te Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se Gjeçovi nuk është vlerësuar sa duhet, prandaj edhe kanë propozuar që ky vit të quhet “Viti i Gjeçovit”.

Madje tha se numër i madh i veprave të tij nuk u batuan asnjëherë, raporton EO.

“Ai njihet si themelues i arkeologjisë. Duke vlerësuar figurën e tij, deshëm që ky vit të quhet vitit i Gjeçovit, ngase gjatë periudhës së shkuar atij nuk i është dhënë merita e duhur. Ai mbeti në një heshtje të paarsyeshme”.

“Kanuni i Lekë Dukagjinit u identifikua me të dhe u konsiderua pengesë. Në numër veprash të tij nuk e panë ndonjëherë dritën e botimit. Ai është rilindësi i Kosovës, ai ishte i pari që zbuloi që shqip mund të flas edhe toka, edhe një kambanë e lënë në harresë”.

Gëzim Hoxha, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, tha se Gjaçovi mbetet një figurë e rëndësishme e Rilindjes shqiptare.

Sipas tij, Gjeçovi i vuri bazat e arkeologjisë dhe kontribuoi në ruajtjen e traditës. Hoxha shtoi se e tij ndaj lashtësisë vazhdon të jetë motiv për brezat.

“Koha kur ai lindi dhe jetoi janë të lidhura me shumë ngjarje të rëndësishëm historike. Ai mbetet një figurë e rëndësishme e Rilindjes shqiptare. Është shkruar shumë për të, ai veproi si humanistë për njohjen e kombit shqiptar dhe historinë e tij”.

“Kërkimet arkeologjike në trojet shqiptare u zhvilluan nga të huajt, Gjeçovi më pas morri hapa konkret. Këmba e tij shkel shumë fshatra ku shërbeu si famullitar në Kosovë e Shqipërinë. Ai u bë arkeologu i parë shqiptar. Kjo shkencë morri hov pas luftës së Dytë Botërore. Qasja e tij ndaj lashtësisë vazhdon të jetë motiv për brezat”.

At Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874, në fshatin Janjevë, afër Prishtinës, në Kosovë, në një familje thellësisht shqiptare e katolike. U vra në mënyrë mizore më 14 tetor 1929 në fshatin Zym të Hasit, afër Prizrenit.

Lista e veprave të tij është shumë e gjatë, prandaj po kujtojmë vetëm ndonjë vepër të tij si: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Kanuja”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark” mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA