Kurti takohet me ish-presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu.

Ai iu uroi mirëseardhjen në kryeministri, pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.

Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë Moisiu dhe Sejdiu i uruan Kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA