“ VETMIA, EPIDEMIA E KOHËS“

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur përmes teknologjisë, një krizë e re po rezulton në raporte dhe hulumtime sociale. Po flasim për vetminë e përhapur si epidemi dhe rritjen e përdorimit të drogave.

Gjatë edicionit të së hënës në emisionin Libero u diskutua për këto fenomene të cilat janë mjaftë prezentë në shoqërinë tonë, cilat janë shkaqet dhe pasojat dhe sa po ndikon kjo në zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë.

Gjithashtu u fol edhe për lidhshmërinë  mes këtyre tri problemeve, cila stimulon tjetrën dhe si të tejkalohen këto vese pa u shndërruar në varësi apo sëmundje kronike.

I ftuari ishte neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili e trajtoj vetminë si çështje që mund t’a dërgoj njeriun në një izolim social.

“ Momenti që duhet të brengosemi që një person po qëndron për kohë të gjatë vetëm dhe duhet të kërkoj ndihmë profesionale, është kur ndjenja e vetmisë fillon të na bëj jofunksional,  qoftë në mjedisin familjar, apo atë të punës, qoftë në rrethin social. Në momentin kur nuk kemi interaksion me të tjerët dhe preferojmë të ikim apo mbyllemi, edhe pse nevoja për vetmi mund të jetë një nevojë për reflektim apo kërkimi i vetvetes brenda nesh” u shpreh Rexhepi.

Ndërkaq, sociologia Dhurata Prokshi potencoi që shpesh herë ndjenja e vetmisë vjen si rezultat i mos guximit, frikës se mospranimit nga shoqëria apo pranimi i ndryshimit, të qenit i/e hapur për të pranuar që diçka apo dikush është ndryshe.

Muharrem Ademi, bazuar në rastet që trajton ne qendrën “Labyrinth” tregoj se identifikimi I ndjenjës së vetmisë , është një ndër hapat e parë për t’a shkëputur individin nga bota e errët. Sipas tij vetmia bëhet shqetësuese edhe tek përdoruesit e lëndëve narkotike për shkak se izolimi i zhyt edhe me tepër në problemet psikologjike si dhe i dërgon drejtë qasjes më të lehtë të këtyre substancave.

E ftuar në studio ishte edhe psikologia Imigjyl Kurshumliu, e cila shpjegoj me thellë për dallimet mes hapësirës vetjake që është e nevojshme për reflektim, personave introvert, dhe dallimin mes natyrës së karaktereve dhe atyre që kalojnë në vetmi kronike.

Pjesa e fundit e emisionit, ju dedikua varësisë nga teknologjia, ndryshimit të shpejtë të saj dhe ndikimin  e saj në jetën tonë të përditshme.  E në aspektin profesional u diskutua se prezenca e teknologjisë, platformave online dhe rrjetet sociale , po na dërgon drejtë një dimensioni tjetër të varësive.

Për të shikuar emsionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=iD5dDëCYgEM

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA