“Nëse nuk më njeh, mos më paragjyko!” – Pse shqiptarët paragjykojnë?

Paragjykimet janë bërë pjesë e pashmangshme dhe të zakonshme në ditët e sotme.

Andaj, kjo temë u trajtua në edicionin e së hënës në LIBERO.

Të ftuarit në studio dhe përmes lidhjeve të drejtpërdrejta  diskutuan për shkaqet dhe pasojat që kanë paragjykimet. Madje, u vlerësua se cila kategori e njerëzve bëjnë paragjykime dhe kush i paguan faturat.

Një hapësirë e veçantë ju dha mënyrës se si  paragjykojmë dhe me çfarë lloj paragjykimesh përballemi specifikisht, ndër to edhe për dallimet  ose jo mes shqiptarëve.

Diskutimet për  paragjykimet rajonale u ritheksuan nga folësit. Ndër të tjera, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana, aktivistja Ina Klloçaku pohoi se paragjykimet janë pjesë e shoqërisë shqiptare. Ajo theksoi se aspekti socio-kulturor i këtij fenomeni riformulohet nga përditshmëria, familjet dhe mediat.

Për dallimet dhe paragjykimet mes shqiptarëve nga aktivistja solli në diskutim edhe ndikimin e  kulturave evropiane.

Në aspektin shkencor, psikologu Dorjan Krasniqi shpjegoi se paragjykimet janë qëndrime të palogjikshme apo të pa bazuar në fakte.

“ Sterotipet dhe paragjykimet mund të ngatërrohen. Sa janë të përafërta ato kanë edhe dallimet e tyre. Sterotipizimi është më shumë kur në një grup njerëzish i vendosim në të njëjtën llupë, i përgjithësojmë ndërsa paragjykimet ndodhin kur ne  përballemi direkt me rastin apo individin dhe fillojmë të krijojmë ide jo të logjikshme për ta “, u shpreh ai.

 

Ndërkaq, një këndvështrim tjetër mbi këtë aspekt, e pati profesori universitar dhe shkrimtari Jeton Kelmendi i cili tha se nuk ekzistojnë dallime esenciale.

“Nuk jemi dy popuj, jemi një popull i ndarë në dysh, dhe është e natyrshme të kemi paragjykime, por që janë në rënie drastike, sepse nuk kemi dallime të theksuara”, tha ai.

Megjithatë nga Maqedonia e veriut kontribut dha edhe gazetarja Liridona Vejseli, e cila solli në pah që paragjykimi më i theksuar në atë rajon është praktikimi i fesë.

Sipas saj, ligjëruesit e fesë duhet të kontribuojnë përmes ligjëratave fetare, të ndihmojnë në vetëdijesimin e shumicës se paragjykimet janë të dëmshme dhe nuk duhet të karakterizojnë shqiptarët dhe mentalitetin e tyre.

Një sferë tjetër ku shoqëria ballafaqohet me paragjykimet mbetet edhe ajo e mediave, sidomos vrulli dhe ndikimi i rrjeteve sociale në vënien në sipërfaqe të opinioneve të tilla për grupe të caktuara dhe komunitetet e ndryshme.

Në shoqërinë kosovare, edhe sipas të ftuarve, gratë vazhdojnë të jenë target kryesor i paragjykimeve në suaza gjinore, personale dhe profesionale.

Edhe psikologia Vlera Bokshi Ukmata  foli për komentet në rrjete sociale, se si ato krijojnë një pasqyrë joreale mbi faktet dhe vlerat e individëve.

“Personazhet aktiv në media, influencerët, duhet të kenë kujdes në atë që publikojnë, sepse ndikimi është jashtëzakonisht I madh, sidomos në shëndetin mendor të shikueseve apo lexueseve që iu servohen informacione, shpeshherë jo të sakta, e që ndikojnë në shëndetin mendor, sidomos në rastet kur prekin pozicionimet e tyre në shoqëri”, tha mes tjerash ajo.

 

E në aspektin personal, gazetarja Anjeza Gubetini  ndau raste mbi faktin se si është paragjykuar. Ajo tregoj që shpesh paragjykimet lidhen me profesionin që e bën, veshjen apo paraqitjen.

Sipas të dhënave ndërkombëtare, paragjykimet janë prezente në çdo shoqëri dhe civilizim, e ndër top 10 paragjykimet mbetet edhe ai për nacionalizmin, si pjesë përbërëse e identitetit të një populli dhe ndërtimit të përgjithshëm të tij. Ndërsa në aspektin social dhe kulturor, racizmi, barazia gjinore  religjioni, seksizmi, komunitetet pakicë, mbesin ende “territoret” më të prekura nga paragjykimet , e që kalojnë në veprime diskriminuese në disa aspekte jetësore, duke përfshirë diversitetin në bashkëjetesën kolektive.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA