Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Armend Thaçi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekipi A” në ATV, ka treguar pse u largua nga ekipi i Kluzhit vetëm 1 muaj pas transferimit në Rumani.
Thaçi ka deklaruar se largimi nga skuadra ka ndodhur pasi shumë gjëra nuk shkuan mirë.
‘U transferova në Rumani për një aventurë të re, me një synim tjetër, me një qëllim tjetër, por gjërat nuk shkuan mirë dhe u ndamë. Nuk po dua të përmend asgjë, pasi kështu e kemi marrëveshjen me klubin”, ka deklaruar Thaçi.
Ish-anësori i Ballkanit konfirmoi gjithashtu se dy klube nga Superliga janë të interesuara për shërbimet e tij.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.