Konkursi për drejtor të AQP-së, Ministria e Financave pretendon se nuk e shkeli ligjin

PËRGATITI: ARTON HAMITI  

Ministria e Financave i ka dhënë sqarimet e saj, në lidhje me pretendimet se konkursi për drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, është përcjellë me shkelje ligjore.

Ditë më parë ATV-ja raportoi se kjo ministri i ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit, dhe duke ndryshuar edhe kohëzgjatjen e mandatit të drejtorit.

Megjithatë, as në përgjigjet dërguar redaksisë, çështje e përvojës nuk u përmend.

Ministria tha se për këtë konkurs, ka ndjekur dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për Zyrtarët Publik dhe Rregullorja e fillimvitit, për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

“Para shpalljes së cilës do pozitë së pari rishikohet baza ligjore dhe të gjitha kërkesat e përgjithshme specifike dhe ato formale për pozitën, andaj ju informojmë se shpallja e konkursit për Drejtor të Autoritetit Qendror të Prokurimit është bërë në pajtim me të gjitha dispozitat e aplikueshme ligjore.Disa prej dispozitave të aplikueshme ligjore janë:  Ligji Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, Neni 49 – Emërimi dhe mandati në pozitën e nivelit të lartë drejtues dhe Rregullorja (QRK) Nr. 06/2024, pika IV që parasheh edhe kërkesat e përgjithshme formale për pozitën Drejtues i Lartë.”

Por, sipas shoqërisë civile, AQP-ja është themeluar me Ligjin për Prokurimin Publik dhe dispozitat e përmendura nga ministria nuk vlejnë. Pra pozita dhe mandati i drejtorit ekzekutiv duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Prokurimin.

Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit qëndroje hapur deri me 22 gusht, teksa u hapë pas 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA