Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se Blerim Ramdani është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut.
ATV-ja mëson se ish-ushtari i UÇK-së u arratis në momentin kur Gjykata Themelore Penale ia ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpiak në paraburgim, para se ta merrte vendimin final nga Gjykata Supreme për ekstradim ose mosektradim në Serbi.
Ndërkohë, ndryshimin e masës e ka konfirmuar për ATV-në, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Nga ky institucion kanë deklaruar po ashtu se momentalisht nuk kanë të tjera informacione zyrtare nga shteti i Maqedonisë së Veriut.
Blerim Ramadani ishte arrestuar më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar Jazhincë–Glloboqicë. Autoritetet maqedonase, ish-ushtarin e Kosovës e ndaluan bazuar në një fletarrest të Serbisë të cilin e kishte lëshuar INTERPOL-i./atvlive.tv/
LEXONI EDHE:
Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut
Rasti i Blerim Ramadanit në duart e Gjykatës Supreme në Shkup






