Doktorët më nuk rekomandojnë përdorimin e aspirinës për parandalim të sulmit të zemrës

Miliona amerikanë të moshuar që brengosen se do të pësojnë sulm në zemër apo në tru me vite të tëra kanë konsumuar aspirinë çdo ditë, duke menduar se gjaku i hollë ua zvogëlon rrezikun.

Por, udhëzimet e reja nga dy grupe kardiologjie thonë se, për shumicën e të rriturve, kjo më nuk është e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Udhëzimet e reja për shëndet të zemrës janë publikuar së bashku nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Dy grupet janë pajtuar se personat më në moshë që kanë rrezik më të ulët – pra nuk kanë histori të sulmit të zemrës, trurit apo ndërhyrje kirurgjike kardiake – rreziku i gjakderdhjes që vjen nga përdorimi i përditshëm i aspirinës e tejkalon çdo përfitim të efektit pozitiv të zemrës.

Dr. Roger Blumenthal thotë se doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur ua përshkruajnë aspirinën personave që nuk kanë sëmundje kardiovaskulare.

Në deklaratën e lëshuar nga dy grupet e ekspertëve të shëndetit të zemrës thuhet se është shumë më e rëndësishme të kultivohen shprehi të shëndetshme të jetesës, të kontrollohet shtypja e gjakut dhe kolesteroli sesa të rekomandohet përdorimi i aspirinës.

Sipas Blumenthal, aspirina duhet t’u përshkruhet personave që kanë rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe që kanë rrezik të ulët të gjakderdhjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA