-0.2 C
Pristina
Friday, February 27, 2026

Pak serbë të interesuar për diskutim mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit

PËRGATITI: DRITON SADIKU 

Salla e vogël e kuvendit komunal u mbush plot sa që kryetarit të Komunës Erden Atic, iu duk interesim tejet i madh i qytetarëve.

Por në fakt qenë pak më shumë se 30, përfshirëasamblistë, shoqëri civile e pjesëtarë të KFOR-it e EULEX-it.

E nga pak ata qytetarë serbë, disa erdhën për krejt diçka tjetër, meqë një bashqytetar i tyre u arrestua nga policia, pasi pengoi punën mbi urë.

Sidoqoftë, hapja e urës ishe një nga temat kryesore të këtij takimi, për rëndësi e së cilës foli para tëpranishmëve ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Opinionet rreth asaj nëse duhet hapur ura ose jo ishin të ndryshme.

Qytetarët e komunitetit serb kundërshtonin hapjen e urës, ndërsa shqiptarët këmbëngulnin në hapjen e saj.

Për krejt këta, përgjigje pati zv/drejtori i Policisë, që i siguroi se hapja e urës nuk përbën asnjë rrezik.

Si niveli qendror, ashtu edhe lokal, thanë se po punojnë vazhdimisht që veriu të mos ketë probleme, dhe për këtë kërkuan bashkëpunim nga të gjithë, pa dallim./ative.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Haradinaj: Nuk jam kandidat për president

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA