Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes së dy personave mëngjesin e sotëm në Viti.
Siç njoftoi Prokuroria përmes një komunikate për media, tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Dyshohet se gjatë ditës së sotme, më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Plagosen dy persona në Viti nga të shtënat me armë zjarri, arrestohet një i dyshuar






