PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI
Atë që e mbollën, e korrën, e më pas tokës ia vunë flakën.
Nuk janë të pakta rastet që tokave bujqësore iu vihet flaka, si pastrim pas të korrave.
Vetëm gjatë muajit korrik, zjarrfikësit e Prishtinës kanëintervenuar në 192 fusha, në kryeqytet, në Fushë-Kosovë e në Graçanicë.
Sipas Komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, është shqetësues numri i lartë i intervenimeve për këtë çështje, pasi që në disa raste zjarri kishte kapluar edhe malet përreth.
“Kemi shumë raste, sidomos këto kohët e fundit, muajt e kaluar nuk kemi pasur kaq shumë, tash rastet kanë arritur numër 3 shifror, nuk është në rregull. Ai po fillon t’i djegë hamulloret por vatra e zjarrit nuk dihet kurrë se deri në çfarë përmasa do të shpërndahet”, deklaroi Gashi.
Sipas profesorit të Bujqësisë, Imer Rusinovci, djegia e tokës nuk është praktikë e mirë dhe kjo vetëm se u bën dëm bimëve e ajrit.
Derisa për parandalimin e kësaj dukurie po kërkohen inspektime më të rrepta.
Djegie të hamulloreve pati edhe në Prizren, në Gjakovë e në Malishevë./atvlive.tv
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:






