Prishtina vazhdon të jetë komuna me popullsinë më tëmadhe në Kosovë me 227 mijë e 154 banorë, apo 28.257 banorë më shumë sesa më 2011.
Por rritjen më të madhe që atëherë e pati komuna fqinje e kryeqytetit, Fushë Kosova.
Nga 34.827 banorë sa kishte më 2011, tash Fushë-Kosova numëron plot 64.078 banorë.
29.251 qytetarë iu shtuan Fushë-Kosovës në 13 vjetët e fundit, duke e bërë kështu komunën merritjen më të madhe të popullsisë. Njëherësh Fushë-Kosova ka edhe dendësinë më të madhe me 762 banorë në 1 km2.
Në fakt, janë vetëm 9 komuna që patën rritje të popullsisë dhe gjysma e tyre, komuna me shumicë serbe, që në 2011-tën kishte refuzuar të regjistrohej.
Në pjesën tjetër prej 29 komunave, vërehet rënie e madhe e popullsisë.
Prizreni edhe pse e dyta për nga popullsia, ka rënie të numrit të banorëve prej mbi 30 mijë.
Ferizajt duke iu shtuar 735 banorë, e bënë vendin e tretë me më së shumti banorë në Kosovë.
Ulje të numrit të banorëve pati edhe në 4 qendrat e mëdha të vendit.
Gjakova doli me mbi 15 mijë qytetarë më pak se në 2011. Hiç më mirë nuk doli as Peja që pati rënie mbi 13 mijë qytetarë.
Numri i popullsisë u tkurr edhe në Gjilan e në Mitrovicë, me nga mbi 7 mijë qytetarë.
Ikje e madhe vërehet edhe në komunat më të vogla.Podujeva pati rënie mbi 17 mijë qytetarë, Skenderaj e Drenasi mbi 10 mijë, ndërkaq Vushtrria mbi 8 mijë banorë.
Në komunat me shumicë serbe kryesisht pati rritje, derisa prin Graçanica me afro 10 mijë banorë më shumë se më 2011.
Kështu në nivel vendi, krahasuar me regjistrimin e para 13 vjetëve, Kosova shënoi rënie të popullsisë prej 153 mijë banorësh, sipas statistikave preliminare./atvlive.tv
Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm: