Qofte vegane me fasule (pa gluten)

Sot, gjithnjë e më shumë receta i janë përshtatur ushqimit vegan

Qoftet vegane mund të shijohen po aq (dhe më shumë!) duke i përgatitur me kombinime të ndryshme perimesh dhe drithërash.

Për këto qoftere do t’ju duhen fasule. Mund të përdorni çdo lloj fasule. Gjithashtu, fasulet mund të jenë të konservuara ose mund t’i përgatitni vetë. Përveç fasuleve, do t’ju duhet tërshërë, qepë, pak miell dhe erëza (kripë, piper, spec i tymosur i bluar, mustardë). Pra, mund të konkludoni se ju nevojiten shumë pak përbërës për të bërë këtë burger të shijshëm.

Fasulet e ziera duhen t’i shtypni me pirun, pastaj mund të shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat. Grini imët qepën dhe më pas përziejeni me fasulet. Kur gjithçka të jetë përzier mirë, në masë mund të shtoni pak miell në mënyrë që masa të mos jetë shumë ngjitëse.

Është shumë e rëndësishme që mielli të përzihet mirë në masë (asnjë pjesë e bardhë nuk duhet të duket askund). Më pas formoni me duar toptha më të vegjël dhe i rrafshoni në mes që të marrin formën e qoftes. Qofterja e formuar mund ta spërkatni pak më shumë miell nga të dyja anët.

Qofteret janë më mira të skuqen në vaj në tigan. Mund t’i piqni edhe në furrë, por duhet të shtoni shumë vaj që të mos dalin shumë të thata. Burgerët e gatshëm mund të shërbehen në simite me perime ose me ndonjë shtesë (p.sh. oriz, pure, patate, perime…).

Koha:

Përgatitja – rreth 15 minuta
Pjekja – rreth 15 minuta

Përbërësit (rreth 5-6 copë):

▪ 1 filxhan fasule të gatuara,
▪ 2 lugë tërshërë (pa gluten),
▪ 1 lugë çaji spec të bluar të tymosur,
▪ 1/2 lugë çaji kripë,
▪ 1/3 lugë çaji piper,
▪ 1/4 qepë (copëtuar imët),
▪ 1 lugë çaji mustardë,
▪ 1/2 lugë lugë çaji miell pa gluten (Schaer, Mix Bread),
+ më shumë për spërkatje.

Përgatitja

1. Fasulen e zier shtypeni me pirun, pastaj shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat (kripë, piper, spec i bluar i kuq, mustardë).

2. Përziejini mirë erëzat në masë, pastaj shtoni qepën e grirë shumë hollë. Përzieni qepën në masë.

3. Shtoni rreth gjysmë luge miell pa gluten në masë dhe përzieni mirë në mënyrë që të mos shihen pjesët e bardha në masë.

4. Formoni topthat dhe rrafshoni në mes në mënyrë që të formoni qoftere. Pastaj spërkatni pak miell nga të dy anët.

5. Piqni në tavë në vaj të nxehur. Gjatë pjekjes njëherë rrotulloni në mënyrë që të piqen mirë nga të dyja anët.

Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA