Si kanë spiunur shtetet njëri-tjetrin nga ajri gjatë historisë

Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit.

Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve.

Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për të kuptuar pozicionin e armikut ishte duke dërguar për zbulim një grup kalorësish. Ndërkohë nga lart, hipur në një balon, mund të shihni deri 80 km larg në një ditë të kthjellët. Pra ofronte një përparësi të jashtëzakonshme për të mbikëqyrur armikun”– thotë Endrju Hemond, historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington.

Pas shpërthimit të Luftës Civile në SHBA, shpikësi amerikan Tadeus Loui organizoi një demonstrim me balona në Qendrën Kombëtare, duke e bindur presidentin Abraham Linkolntë përdorte balonat vëzhguese në Ushtrinë e Unionit. Baloni më i madh i zbulimit, Intrepid, mund të transportonte 5 persona, përfshirë një telegrafist që do të transmetonte informacione rreth pozicioneve të Ushtrive të Konfederatës.

Në vitet 1880, meteorologu britanik Dagllas Arçibald eksperimentoi me balona të mëdha për të studiuar shpejtësinë e erës. Ai montoi një aparat fotografik në balonë. Fotot ajrore të Arçibald ishin disa nga më të hershmet e publikuara ndonjëherë, dhe tërhoqën vëmendjen e ushtarakut amerikan Uilliam Edi.

Ndërsa luftonte në Luftën Spanjolle-Amerikane të vitit 1898, ai ndërtoi versionin e tij të kamerës së Arçibaldit dhe e përdori atë për të shkrepur fotografi në këndin 90 gradë tëpozicioneve të armikut. Edhe pse fotografia ekzistonte gjatë Luftës Civile, Edi realizoi fotot e para të mbikëqyrjes ajrore ushtarake në histori.

Pëllumbat luajtën një rol jetik në komunikimet e Luftës së Parë Botërore. Ata transportonin buletinet SOS nga marinarët në det, transmetonin urdhra tek oficerët e tankeve, dhe transportonin mesazhe të koduara nga spiunët e fshehtë. Pëllumbat u përdorën edhe për tëbërë foto ajrore.

Në vitin 1907, farmacisti gjerman Julius Neubroner patentoi një aparat fotografik të montuar në një pëllumb, dhe e përdori shpikjen e tij për të krijuar kartolina mbresëlënëse. Gjatë Luftëssë Parë Botërore, ushtria gjermane eksperimentoi me fotografimet e zogjve, të cilët ishin më të fshehtë sesa avionët spiunë.

“Ata lidhnin një aparat fotografik te pëllumbat dhe i dërgonin ato mbi llogoret e armikut në Francë”– thotë Hemond. Por fotot ishin të paqarta dhe shumë të vështira për t’u interpretuar. “Historia e shërbimeve sekrete dhe spiunazhit, është e mbushur me shumë më tepër përpjekje që dështuan sesa ato që funksionuan. Edhe CIA gjithashtu kreu test me një aparat të lehtë tëmontuar tek pëllumbat për të bërë foto nga afër objektivave, por zogjtë ishin shumë të vështirë për t’u kontrolluar”- thekson historiani.

Avionët u përdorën në luftë që gjatë Luftës së Parë Botërore. Por përpara se të pajiseshin me mitralozë dhe bomba, ato u përdorën për zbulim. Avionët me dy vende mbanin një pilot dhe një vëzhgues, të cilët skiconin strukturën e trupave armike me ndihmën e dylbive. Më pas erdhën kamerat.

Kompania “Eastman Kodak” në SHBA projektoi disa nga kamerat e para ajrore që do të montoheshin në krahët e avionit “Havilland DH-4” të prodhimit britanik. Kamerat e tjera të Luftës së Parë Botërore mund të fotografonin përmes një vrime në dyshemenë e kabinës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, avionët e vëzhgimit filluan të kishin në bord një dhomë të errët portative për zhvillimin dhe analizimin e fotove ajrore pothuajse në kohë reale. Gjatë Luftës së Ftohtë , KGB- ja e bëri thuajse të pamundur mbledhjen e inteligjencës në terren në Bashkimin Sovjetik, ndaj agjencitë amerikane spiunazhit përdorën hapësirën.

“Domosdoshmëria është nëna e shpikjes. Prandaj u projektua avioni i famshëm U2, që mund të fluturojë deri në 21 mijë metra lart, ose më shumë se 2-fishi i lartësisë së avionëve të sotëmtregtarë”-thotë Hemond. U2 ishte i pajisur me një kamera “Hycon 73B”, e aftë të kaptedetajet më të vogla deri në 75 cm të gjera nga lartësi marramendëse.

Në vitin 1962, një avioni U2 kapi imazhe të armëve bërthamore sovjetike në Kubë, duke shkaktuar krizën e raketave Kubane. Për SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik, gara hapësinore kishte një rëndësi më të madhe sesa vetëm kush mbërrinte i pari në Hënë. Shërbimet sekrete po përpiqeshin në fakt të krijonin satelitët e parë spiunë në orbitë.

“Sot satelitët janë për synime tregtare. Por në atë kohë ato ishin kryesisht për synime mbrojtëse dhe ushtarake”- thotë Hemond. Në fundin e viteve 1950, Forcat Ajrore të SHBA-së nisën zbatimin e programit ”Discoverer” për mbledhjen e të dhënave shkencore nëpërmjetsatelitëve. Të paktën ky ishte varianti zyrtar.

Në realitet, ishte një program sekret spiunazhi i quajtur ”Corona Project”. Satelitët spiunëamerikanë prodhuan imazhet e tyre të para ajrore të Bashkimit Sovjetik në vitin 1960. Arma ma e fortë në këtë aspekt ishte “HEXAGON KH-9”, një satelit spiun amerikan që mund të kapte imazhe të objekteve më të vogla se sa 70 cm nga 160 km mbi sipërfaqen e Tokës.

Përpara se imazhet dixhitale të mund të transmetoheshin nga hapësira, KH-9 lëshonte meparashutë pamjet në atmosferë mbi ishujt Hauai, ku do të merreshin po në ajër nga avionët e Forcave Ajrore të SHBA-së. Një nga pajisjet më të bujshme që ndodhet sot në Muzeun e CIA-s është Insektotopteri, një pajisje përgjimi e fshehtë ,e kamufluar si një pilivesë me njëpamje shumë realiste.

CIA e ndërtoi këtë pajisje përgjimi në vitet 1970, pasi kishte hequr dorë nga një përpjekje e mëparshme për të ndërtuar një mjet përgjimi në formën e një grerëze. Krahët e tejdukshëm të Insektotopterit fuqizoheshin nga një motor i vogël me benzinë . Ai fluturonte aq shpejt sa mund të përshkonte gjatësinë e 2 fushave të futbollit në vetëm 60 sekonda.

Një operator e kontrollonte fluturimin e tij duke përdorur rrezet lazer, të cilat transmetonin zërat e kapura nga mikrofoni i vogël i insektit artificial. Fatkeqësisht, Insektotopteri nuk u vendos kurrë në punë, sepse ai devijonte lehtësisht nga kursi nëse erërat do të ishin më të forta se 8 km/h.

UAV ose “mjetet ajrore pa pilot”, u shfaqën që në Luftën e Parë Botërore me “Aerial Target”, një avion britanik i telekomanduar. Forca Ajrore Mbretërore i përdori UAV-në për trajtimin e gjuajtësve britanikë në vitin 1917. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, RAF e përmirësoi flotën e saj UAV në “Queen Bee”, një objektiv stërvitor i ripërdorshëm për gjuajtësit kundër-ajrorë.

Dronët e parë me motor reaktivë u përdorën në Luftën e Vietnamit si pjesë e një programi sekret amerikan të zbulimit.

AQM -34 Ryan Firebee, që zhvilloi më shumë se 34.000 misione mbikëqyrje gjatë luftës, ishte i pajisur me mjete që shmangnin gjurmimin nga radarët. Përveç gjurmimit të pozicioneve të viet–kongëve dhe zbulimit të objektivave, Firebee u përdor gjithashtu për të shpërndarë fletëpalosje propagandistike prapa linjave të armikut.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA