Kryeqyteti Indonezisë Xhakarta është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në botë dhe strehon më shumë se 10 milionë njerëz.
Ai është gjithashtu nga një vendet e populluara më dendësisht në botë por sipas zyrtarëve është ‘duke u zhytur në tokë’ prej paqëndrueshmërisë së tokës kënetore.
Prandaj ata kishin sugjeruar të ndërtonin një kryeqytet të ri për vendin, duke e zhvendosur atë në Nusantara, metropoli i ri rreth 1000 km në veri të Xhakarta, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk
Plani për zhvendosjen e kryeqytetit në Nusantara ishte pjesë e investimit rreth 32 miliardë dollarë nga qeveria indoneziane, për vendndodhjen e re në xhunglën e Kalimantan në ishullin tropikal të Borneo.
Tre të katërtat e ishullit janë pjesë e territorit indonezian dhe pjesa tjetër është e ndarë mes Malajzisë e Brunei, shtuan Metro.
Presidenti indonezian Joko Widodo, njoftoi planin në 2017 dhe e ratifikoi dy vjet më vonë por kritikët thanë se është tepër i nxituar jashtë kontaktit me realitetin.
Qendra e re Nusantara pritet të shtrihet në më shumë se 1000 km katrorë dhe është e rrethuar me kodra e pyje, si dhe bregdet natyral.
Ndërtimi i tij ka nisur prej vitit 2022, me hapjen e rrugëve.
Arkitektët thonë se kërkojnë të kombinojnë infrastrukturën moderne me ambjentin natyror por ekspertët kanë ngritur kritika për shkatërrimin e ambjentit natyral me kullat të larta e teknologji valësh elektromagnetike.
Megjithëse plani për Nusantara është ambicioz dhe zyrtarët po kërkojnë investitorë të huaj, nuk ka siguri për vazhdimin e tij prej kostove te larta dhe pasojave shkatërrimtare për komunitetet indigjene të vendit.
Shumë vendas janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe peshkatarët po nxiten të largohen nga bregdeti.
Yati, anëtar i komunitetit indigjen Balik tha më herët për rrjetin The Guardian: “Kjo na bën te ndjehemi larg vendit tonë dhe familjeve tona”. /tch