Rron Gjinovci, tash e disa vjet drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), dhe në vazhdimësi merret me aktivitete të ndryshme (edhe) për sa i takon fushës së arsimit.
Të premten, ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe tha se po ta kishte mundësinë, Shkëlzen Gashin do ta bënte Ministër të Arsimit.
“…E di që nuk do të pranonte, por Shkëlzen Gashin do ta bëja ministër të arsimit pa asnjë dyshim…”, tha ndër tjerash Gjinovci.
Gjithashtu, ai tha se po të kishte mundësinë tri intervenimet e para që do t’i bënte në Kosovë janë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe artit.
“…Në art do t’i jepja shumë më shumë rëndësi arteve dhe muzikës klasike…”, u shpreh ai.
Vlen të potencohet se Shkëlzen Gashi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit. Ai u shkarkua nga Kurti, pas deklaratave mbi krimet e luftës dhe UÇK-në që kishin shkaktuar shumë reagime.
Për ta shikuar intervistën e plotë të Rronit, klikoni në linkun e mëposhtëm: