MBJ-ja s’tregon për numrin e aplikantëve për pasaportat, pas vendimit të PE-së

PËRGATITI: BENITA ZENELI 

Në muajin janar të këtij viti, kur u hoqën vizat, mbi 800 serbë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës.

Por nuk dihet nëse ky interesim ka vazhduar edhe pas vendimit të Parlamentit Evropian, më 23 prill, që e heq regjimin e vizave edhe për serbët e Kosovës, që pajisen me pasaporta nga Drejtoria Koordinuese në Beograd.

ATV-ja ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për këto shifra, por gjatë tërë javës nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, analisti Bekim Kabashi vlerëson se mundësimi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen me pasaportat e Serbisë, ka ndikuar që komuniteti serb të mos ketë interes më të pajiset me dokumentet e Republikës së Kosovës.

“Nuk është që ata kanë shpreh vullnet për tu integruar në shtetin e Kosovës por ka qenë interes i momentit. Edhe qytetarët e Kosovës ka pas raste kur kanë shfrytëzuar pasaportat e Serbisë, Shqipërisë e rajonit për me pas mundësi me lëviz lirshëm, njëjtë kanë vepruar edhe serbët por jo për tu integruar në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, tha Kabashi.

Kjo situatë, sipas njohësit Gëzim Qerimi, e ka cenuar integrimin e qytetarëve serbë.

“Në realitet Serbia ka qenë pengesë e integrimit e qytetarë serb. Me vendimin e fundit në një formë edhe BE-ja e mbështet idenë që të kenë një raport më të fuqishëm me shtetin serb sesa me shtetin ku jetojnë, në Republikën e Kosovës.”, deklaroi Qerimi.

Hartuesi i dokumentit për heqjen e vizave për qytetarët që i kanë këto lloj pasaportash, Matjazh Nemec, kishte thënë se nuk ka qëllim ta zgjidh ndonjë çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por një problem teknik për lëvizje të lirë dhe trajtim të barabartë të qytetarëve./atvlive.tv/

Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/m5kG3KlqOLc?si=ARIAKvel-VMeV_cs

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA