Dhjetëra familjarë që nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre, iu drejtuan Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, për të shprehur pakënaqësitë rreth deklaratës për të cilën u dakorduan mbrëmë Kosova e Serbia.
“Nuk jemi aspak të kënaqur. Deklarata nuk i detyron palët që ta zbatojnë. Ata janë marrë vesh se do ti’ ndërrojnë dokumentacionet, bile-bile kanë thënë dokumentet e ndërkombëtarëve, por krejt
çka ka të shkruar, nuk është asgjë e re”, kryetar i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini.
Që familjeve t’u jepej shpresë, nevojitej diçka më konkrete.
“Është dashur të jetë një plan-program që grupet punuese të garantuara me konventa ndërkombëtare, e Kryqi i Kuq ta nisë punën menjëherë”, tha Qerkini.
Deklarata si e tillë po konsiderohet si hap pozitiv nga Fondi për të Drejtën Humanitare, posaçërisht njëra pikë e saj.
“Pika tre obligon palët që t’ia vendosin njëra-tjetrës në dispozicion dokumentacionet që i posedojnë”, tha Bajram Qerkini nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Megjithatë, shpresat për zbatimin e deklaratës janë te faktorët ndërkombëtarë.
“Është pak e besueshme të presim që Serbia me vullnetin e saj, do ti’ bëjë të qasshme këto dokumente. Andaj është e rëndësishme të krijohet trupi mbikëqyrës nga Bashkimi Evropian”, tha Blakaj.
Përmes Komitetit të Përbashkët të Monitorimit BE-ja synon ta shqyrtojë rregullisht progresin e arritur në të gjitha pikat e Marrëveshjes së Ohrit. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: