Brnabiq e dëshpëruar: Prisnim që Bosnja e Hercegovina të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot Serbia e vlerëson faktin që Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk e ka njohur Kosovën, por është tha se nuk e ka të qartë se pse ky shtet nuk votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“E di që brenda BeH ka qëndrime të ndryshme. Duhet të pranoj se nuk e kam të qartë votën e BeH, pra abstenimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha Brnabiq gazetarëve në Mostar.

Siç rapoton “Noava”, kryeministrja serbe ka thënë se ka pritur që Bosnja dhe Hercegovina të votojë kundër, sepse “nuk mund të abstenojë në çështjen e anëtarësimit të një shteti inekzistent në Këshillin e Evropës”, transmeton Telegrafi.

Komiteti i Këshillit të Ministrave i Këshillit të Evropës më 24 prill të këtij viti ka shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe ka vendosur që t’i bartë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka mandatin për të përgatitur opinionin dhe rekomandimin lidhur me kërkesën e Kosovës.

Vendimin e sotëm për këtë akt e kanë mbështetur 33 vende anëtare të Këshillit të Evropës, 7 ishin kundër, ndërsa 5 vende kanë abstenuar në votim.

Në mesin e shteteve që kanë votuar kundër ka qenë edhe Serbia, me çka edhe formalisht ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut më 27 shkurt, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sipas procedurave të Këshillit të Evropës tash pritet që në një prej takimeve të radhës – ose në atë në qershor apo më vonë në vjedhtë, në tetor – të përgatitet raporti i Asamblesë parlamentare dhe të jepet rekomandimi për të pranuar Kosovën në në këtë organizatë.

Më pas, prapë Këshilli Ministror merr vendimin për të pranuar apo jo Kosovën si vend anëtar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA