Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka njoftuar se Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë është duke u funksionalizuar.
“Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo kërkon që pushteti të punojë shumë seriozisht në këtë fushë.
Postimi i saj i plotë:
Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet.
Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.
Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses.
Pushteti duhet të punoj shumë seriozisht në këtë fushë.
Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm.