Një person është lënduar në një vetëaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.
“Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është në drejtim të emergjencës”, tha ai.
Sipas tij, në vetëaksident është i përfshirë një kamion, kështu që rruga është e bllokuar derisa të largohet kamioni.
“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni. Policia janë në vendngjarje dhe po merren me rastin.”, shtoi tutje Bytyqi.





