spot_imgspot_img
spot_img

PDK-ja “gati për zgjedhje” të parakohshme, aderon Rrahman Rama

PËRGATITI: FATLUM JASHARI

Në një përgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, përsëriti gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pasi tha se Qeveria ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, kreu i partisë më të madhe opozitare theksoi se, për të, qysh nesër mund të dakordohet shpërndarja e legjislaturës së Kuvendit dhe data e zgjedhjeve të reja.

“Të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimmarrjen e qeverisë së ardhshme. Dhe, unë jam i bindur, po ashtu, që ditën që shpallen zgjedhjet, do të fillojë numërimi së prapthi për Albin Kurtin si kryeministër”, deklaroi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në kontekst të përgatitjeve për këtë proces, Krasniqi prezantoi anëtarin e ri të partisë, ish-komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Një jetë kushtuar përpjekjeve për liri dhe për shtetndërtim. Komandat në ZOSH në vitet e lavdishme të luftës për çlirim, 1998-99. Komandant i TMK-së pas përfundimit të luftës, e nga viti 2015 deri më 2021 komandat i FSK-së”, shtoi tutje Krasniqi.

Ushtaraku Rama tha se në rrugëtimin e ri politik do të angazhohet për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“Partia Demokratike është parti shtetformuese, shtetndërtuese. Pavarësisht situatës në të cilën gjendet sot, unë mendoj se japim kontribut dhe do t’i tejkalojmë edhe këto sfida që i ka vendi. Qëllimi im kryesor është t’i shërbejë këtij vendi”, tha Rrahmani.

Të enjten, PDK-ja do të mbledhë Këshillin Drejtues me qëllim të riorganizimit të kryesisë dhe mobilizimit të strukturave të saj./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA