3.1 C
Pristina
Thursday, December 25, 2025

“Investimet në fund të mandatit, propagandë e Qeverisë”

PËRGATITI: DRITON SADIKU

Ministria e Infrastrukturës nisi një sërë projektesh në këtë fillimvit. Por jo vetëm. Punë më shumë sesa në 2 vitet e para të mandatit, nisën dhe ministritë e tjera të kësaj qeverie.

Megjithatë, monitoruesit e punës së ekzekutivit thonë se dora e shtetit nisi të ndihej pak vonë te qytetarët, meqë ky është viti i fundit, para se qeverisë t’i skadojë mandati.

Sipas tyre, kjo nuk është rastësi, meqë thonë se tashmë është krijuar një praktikë, sa për të fituar edhe një mandat.

“Kjo është një praktikë e keqe që e kemi tash e një kohë. Ne e kemi parë vazhdimisht sa herë ka pasur zgjedhje lokale, apo qendrore, kanë fillu projekte të mëdha. Kjo është një praktikë shumë e keqe, për arsye se mandati dhe besimi i qytetarëve është që të punojnë vazhdimisht që të përmirësohen kushtetshëndetësi, infrastrukturë e në gjithë resorët tjerëdhe jo të lidhet me mandatet qeverisëse”, deklaroi Fidan Ukaj, politolog.

Por, një gjë e tillë konsiderohet se është edhe e dëmshme, meqë projektet mund të dështojnë fare lehtë kur nisin vonë.

“Kjo përmban një rrezik në vete sepse në rast se ndërrojnë qeveritë, atëherë ndërrojnë edhe prioritetet qeveritare. Ne kemi qenë dëshmitarë që kur është bërë ndërrimi i qeverisë, atëherë është folur autostrada e Dukagjinit, në qeverinë Kurti e kemi rrugën për Tetovë, ndërsa rruga për Gjilan ka mbetur që disa vite pa u përfunduar”, tha Diana Metushi nga KDI-ja.

Në tri vjetët e para, sipas raporteve financiare të qeverisë, pothuajse asnjë ministri nuk ka shpenzuar as 50 për qind të mjeteve për investime kapitale./atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA