Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se legjislatura e tyre ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës.
Ajo këto deklarime i bëri në një konferencë për media me rastin e tre vjetorit të kësaj legjislature, ku tha se nga marsi i viti 2021 deri në marsin të 2024, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se karakteristik e veçante e legjislaturës së tetë është që për here të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur.
“Në legjislaturën e tete në periudhën kohore prej marsit 2021 deri në marsin 2024 Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket legjislaturave të mëparshme, tashmë pa dyshim kjo legjislaturë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës përkundrejt sfidave me të cilat jemi ballafaquar. Nga gjitha seancat që i ka mbajtur Kuvendi për këto tri vite janë 151 seanca. Karakteristik e veçantë që ndodh për herë të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur”, ka thënë ajo.