Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur.
Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës.
Ai tha se “një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm” me lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi është tejet i nevojshëm menjëherë, raporton rel.