20 vjet nga trazirat e marsit

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Pesë vjet pas luftës, Kosova do të trazohej edhe një herë, më 2004.

Në shumë qytete të vendit, shpërthyen protesta të dhunshme të qytetarëve, që tash njihen si “Trazirat e Marsit”. Ato ndodhën pas njoftimit se tre fëmijë shqiptarë u mbytën në lumin Ibër, në Çabër të Zubin Potokut, si pasojë e dhunës së serbëve.

Gjatë dy ditëve sa zgjati, u vranë 20 civilë dhe u lënduan mbi 900 tjerë.

Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme, sipas historianit Izet Miftari, që thotë se demonstratat erdhën nga akumulimi edhe i ngjarjeve të tjera.

“Këto demonstrata kanë pas edhe karakter kundër një pushtetit të madh që kishte UN-MIKU në Kosovë, sepse u pa se UN-MIKU nuk po bënte sa duhet në dënimin e krimineleve serb në Kosovë gjatë luftës. Më shumë shihej se unmiku po bënte hulumtime dhe dënime kundër komandantëve të UÇK-së. E gjithë kjo energji bëri që të shpërthejnë trazirat e marsit, e që si shkas u murr mbytja e fëmijëve në lumin ibër”, tha Miftari.

Pasojat e këtyre trazirave, profesori universitar Milazim Krasniqi, vlerëson se Kosova po I vuan ende.

“Pasojat që po I vuan Kosova është plani i Ahtisaarit, që ka krijua të gjitha ata mekanizma mbrojtës për serbët që kanë fuqi bllokues. Janë kriju 7 komuna serbe në Kosove që kanë lidhje territoriale dhe kurdo mund ta bllokojnë Kosovën, po ashtu u dëmtua imazhi I Kosovës në arenën ndërkombëtare jashtëzakonisht shumë”, tha Krasniqi.

Krasniqi, thotë se është në rrezik që sërish të përsëriten gabimet e njëjta.

”Ajo që është më keq jemi në prag të përsëritjes së gabimeve të 2004 me këto qëndrime agresive që reflekton qeveria e Kosovës në drejtim të serbëve.
Institucionet e Kosovës nuk do të duhej të eksperimentonin më me këto provokime siç është kjo me dinarin ose tabelat e veturave se krejt kjo shndërrohet ne dëme të Kosovës, në bllokim të rrugës evropiane të Kosovës”, tha Krasniqi.

Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. U dogjën edhe disa xhami jo-shqiptare në Serbi.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA